Një personi nga Kamenica i ka ndodhur një incident derisa ka qenë duke kullotur bagëtitë.
Një kabllo e rrymës është këputur, dhe si pasojë e kësaj të gjitha bagëtitë kanë ngordhur.
Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Kamenicë, njofton policia në raportin 24 orësh.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se përderisa ishte duke kullotur bagëtitë, nga shtylla elektrike është këputur një kabllo e rrymës elektrike dhe si pasojë të gjitha bagëtitë i kanë ngordhur”, njofton policia.
Njësitet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.