350,000€ investime në sistemin e ujitjes në Komunën e Kamenicës
“Toka të mbjellura” ishte sllogani që kishim për Bujqësinë në fushatë. Ndërsa sot kemi nënshkruar një nga projektet më të mëdha në histori për bujqësinë e Kamenicës.
Marrëveshja e nënshkruar sot me Ministrin e Bujqësisë z. Faton Peci, do të sigurojë ndërtimin e pendës në Muqivërc, si dhe zgjerimin e rehabilitimin e sistemit të ujitjes në komunën tonë.
Sigurimi i kushteve sa më të mira për bujqit, na siguron prodhime vendore që prekin edhe tregjet e huaja.
Falënderoj drejtorin Shpend Morina, për kontributin e dhënë për arritjen e marrëveshjes.