Kamenica këtë vit u dallua me një organizim madhështor të ceremonisë së diplomimit, duke e kthyer këtë moment të rëndësishëm në një festë të paharruar për maturantët. Nxënësit e shkollave të mesme, të veshur me elegancë dhe krenari, festuan përmbylljen e një etape jetësore në një atmosferë të veçantë, që i ngjason qyteteve me standarde të larta.
Ndryshe nga vitet e mëparshme, ky organizim dëshmoi se Kamenica po ecën përpara jo vetëm në arsim, por në të gjitha aspektet e qeverisjes lokale. Nuk ishte vetëm një ceremoni diplome, por një shembull i qartë i një qasjeje moderne dhe vizionare në udhëheqje.
Nën drejtimin e kryetarit Kadri Rahimaj, Kamenica po transformohet në simbol të zhvillimit, transparencës dhe kujdesit ndaj qytetarëve. Ai mbetet një nga figurat më përfaqësuese të Lëvizjes Vetëvendosje, duke dëshmuar se qeverisja me vizion është jo vetëm e mundur, por edhe e suksesshme.
Kamenica – model në qeverisje, model në arsim, model në organizim!
👏 Urime maturantëve të vitit 2025 – e ardhmja është në duart tuaja!