Komuna e Kamenicës vazhdon të bëjë hapa të mëdhenj në përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Me një marrëveshje të re me vlerë 2.6 milionë euro, e nënshkruar nga Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj dhe Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, do të realizohen projekte të rëndësishme për asfaltimin e rrugëve në disa fshatra dhe lagje të komunës.
Ky investim synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të përmirësojë cilësinë e jetës në këto zona.
Ky është postimi:
2.6 milionë është marrëveshja e radhës
Bashkë me Zëvendësministrin Hysen Durmishi kemi nënshkruar marrëveshjen për realizimin e disa projekteve infrastrukturore.
Në këtë marrëveshje do të përfshihen:
– Asfaltimi i rrugës Kamenicë-Moqare-Berivojcë
– Asfaltimi i rrugës lagjja “Jehona”- Kamenicë
– Asfaltimi i rrugëve-Topanicë
– Asfaltimi i rrugëve-Roganë
– Asfaltimi i rrugëve-Hodonoc
– Asfaltimi i rrugëve-Muqiverc
– Asfaltimi i rrugëve-Kamenicë
Njëherit kjo marrëveshje kompleton nevojën për infrastrukturë rrugore në fshatrat e lartpërmendur.