Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, është takuar me mësimdhënësit e komunës, me të cilët ka diskutuar për sfidat, punën e realizuar dhe prioritetet në fushën e arsimit.
Rahimaj ka vlerësuar rolin dhe përkushtimin e mësimdhënësve në edukimin e brezave të rinj, duke theksuar se investimet në arsim janë investime të drejtpërdrejta në zhvillimin dhe të ardhmen e Kamenicës.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për projektet e realizuara në shkollat e komunës, përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe mbështetjen për rritjen e cilësisë në arsim.
Kryetari Rahimaj u ka shprehur mirënjohje mësimdhënësve për punën dhe përkushtimin e tyre, duke u uruar një vit të ri shkollor të suksesshëm.
“Arsimi nuk është vetëm një sektor i komunës, është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e Kamenicës”, ka deklaruar Rahimaj.
Ai ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të mbarë shkollor 2026/2027, me rezultate dhe suksese të reja.









