Postimi i plotë i Kadri Rahimajt
Në këtë gjendje të vështirë dhe në mungesë të kapaciteteve njerëzore, ftojmë të gjithë vullnetarët që janë të gatshëm ti ndihmojnë zjarrfikësit tanë.
Po ashtu, i bëjmë thirrje secilit qytetarë që të ketë kujdes nga vënja e zjarrit. Sepse me akte të tilla përpos që shkaktojnë dëm shumë të madh për natyrën, ata po e rrezikojnë secilin qytetarë e sidomos zjarrfikësit.
Gjithashtu duhet pasur parasysh se pasojat ligjore për akte të tilla janë të rënda dhe se ne do të asistojmë me të gjithë mekanizmat për zbardhjen e rastit.