Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njëherit kandidat i kësaj partie për Kryeministër të Kosovës, ka pranuar se subjekti që ai drejton nuk ka arritur të dalë fituese e zgjedhjeve të sotme.
Veseli ka thënë se qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe këtë e pranojnë, njofton Klan Kosova.
”Së bashku me PDK-në kemi punuar që t’i fitojmë këto zgjedhje, por nuk fituam. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë”.
”PDK do të kalojë në opozitë, por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe shtetit”.
”Ju jam shumë falënderues dhe mirënjohës”.
”Anëtarëve të PDK-së ju them ndjehuni krenarë me punën tuaj sepse edhe unë ndjehem shumë krenar me ju”.
”Kemi bërë një punë të madhe dhe besimi ynë tek ju është i palëkundur”.
”Ju duhet të besoni dhe të punoni çdo ditë për një Kosovë më të mirë. Ne nuk do ndalemi asnjëherë, ne së bashku do të vazhdojmë”.