“Vrasja e Oliver Ivanoviçit nuk ishte në interes të shqiptarëve”. Kështu ka thënë kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli për agjencinë kroate HINA.
Ai më tutje ka pohuar se është hera parë që po bëhet terror psikologjik përmes një serbi në serbët e tjerë.
“Është hera e parë që po krijohet një situatë e terrorit psikologjik përmes një serbi mbi serbët e tjerë. Nuk do të paragjykoj se kush është përgjegjës, por kjo nuk ishte në interes të shqiptarëve, domethënë qytetarëve të Kosovës”, tha Veseli për HINA-n.
Ai tha gjithashtu se vrasja e Ivanoviçi ishte “një veprim kriminal i drejtuar kundër stabilitetit të Kosovës, pavarësisht se kush e ka kryer atë” dhe shtoi se po bën për të sjellë para drejtësisë urdhërdhënësit dhe vrasësit.