Hendbollistja e parë shqiptare në Anamoravë e më gjerë, që hapi shtigjet e vajzave shqiptare Kadrije Sllamniku-Basha, pas plot gjysmë shekulli rrëfen hapat e parë të hendbollit të vajzës shqiptare jo vetëm në Anamoravë por në tërë Kosovën, kur gjithqka për femrën shqiptare ishte e ndaluar.
Populli shqiptarë gjithmonë nëpër shekuj ka qenë vizionar i madh i jetës, por tirania ndaj popullit shqiptarë dhe tabut që e kanë përcjell popullin shqiptarë, ka bërë që gjithmonë të ngecim mbrapa, si për nga shkollimi një ashtu edhe tek aktivitetet sportive, që askush nuk ka mundur ta paramendon gjatë viteve të 50-ta, që një vajzë shqiptare të mirret me sport dhe të luante me përgaditje sportive të shkurta.
Këto gjykime me lartëpamësi dhe me një emancipim të asaj kohe, Kadrije Sllamniku-Basha, i merr nga babai i saj Shaipi dhe familja e saj Sllamniku, që përpos emancipimit shkollor të mirret edhe me sport.
“I kisha vetëm 13 vjec, sporti më flinte në shpirt, isha e dalluar në shkollë si në gjimnastikë, volejboll, hudhjen e gjyles por në lojën e hendbollit u dashurova dhe jam shum e lumtur që u mora më këtë sport dhe mburrem me të”, kujton sot Kadrije Sllamniku-Basha.
Fanatizmi që mbretëronte tek një shtres e popullit shqiptarë se vajza shqiptare duhet te jetë një amvise dhe asgjë më tepër, kjo për familjen Sllamniku nuk vlente, ata si familje e respektuar si për besë, bujari dhe njerz me peshë burrërore e intelektuale, femrës shqiptare ju kishin hapur shtigjet e ardhmërisë.
“Rruga ishte e rëndë me plot kthesa, ndonjëherë e pakapërcyeshme, por duke ju falenderuar familjës dhe vizionit të farefisit që vajza shqiptare duhet të shkollohet dhe të mirrej me sport unë i largova të gjitha barierat, jo vetëm për vete por edhe për shumë vajza tjera shqiptare në komunën e Gjilanit e më gjerë”, kujton Kadrije Sllamniku- Basha sot 77 vjeqare, e cila vazhdon,” Shumë njerz të cilët kishin vetëdije të ulët dhe pa vizion për ardhmërin e vajzës shqiptare ishin skeptik për shkak veshjës sonë sportive, nuk e imagjinonin që një vajzë shqiptare me veshje sportive të ekspozohet para njerzve e të luante hendboll, por nga ana tjetër kisha një përkrahje nga njerzit që kishin vizione për ardhmërin e vajzës shiptare e mbi të gjitha ishte familja ime”, thotë Kadrije Sllamniku-Basha.
Kushtet të cilat u fillua karriera e Kadrijes ishin shumë të egra, mbretëronte varfëri e madhe të cilën e kishte kapluar popullin shqiptarë.
“Në fillim luanim me tuta sportive nuk kishim as patika luaja zbathur, mungonin fushat sportive ku ato improvizoheshin dhe kishim vetëm një top, unë isha e vetmja shqiptare dhe më përcillnin cdo veprim timin si në fushë njëashtu edhe në jetën e përditshme sikur të isha nga një pjesë e ndonjë bote tjetër, aty asgjë nuk kishte shqiptare por këmbëngulsia ime të tregoj se femra shqiptare është e zoja dhe e talentuar i’a kam dal mbanë, bile isha më e mira nga të gjitha, dalngadalë e kuptuan se vajzat shqiptare përpos punëve të amvisrisë dinë ta bëjnë edhe shkollimin dhe sportin dhe për këtë jam shumë e lumtur dhe krenare që i kam thyer tabut, duke filluar në një rrugë me plot bariera të pakapërcyeshme”, tregon Kadrija.
Sot ish-hendbollistja e parë në Anamorovë e më gjerë, Kadrija në moshën 77 vjeqare kujton me nostalgji udhëtimet e saja jasht Kosovës si hendbolliste.
“Në cdo ndeshje ku luanim mungonin hendbollistet shqiptare, isha e re dhe e vetme, shkuam në Nish të Serbisë të zhvillonim një ndeshje hendbolli dhe më shiqonin si ndonjë person nga planeti tjetër nuk ju besonin syve se një vajzë shqiptare po luan hendboll, zemra më bëhej mal që po përfaqësoja vajzën e kombit tim, isha vetëm 14 vjeqare ato luanin me patika ndërsa un zbathur fillonin të qeshnin me mua, por mua vetëm më motivonin edhe më tepër, duke ju treguar se ne jemi popull i shtypur por kemi zemër të luanit dhe me krenari të madhe sot e asaj dite mburrem me atë paraqitje”.
Paraqitjet e hendbollistës Kadrije Sllamniku-Basha, nuk munden të mos përcilleshin, ajo para gjysmë shekulli u shpall si sportisja më e mirë në Kosovë.
“Gjithë atë sakrificë që e bëra më shpallën si sportisja më e mirë në Kosovë ishte viti 1964, ishte një hap gjigant për femrën shqiptare e cila po thyente Tabut jo vetëm në jetën e përditshme por edhe në sport”, bën të ditur Kadrija.
Për më shum se 5 dekada Kadrija lidh kuror me Naim Bashën profesor dhe atdhetar i devotshëm i cështjës kombëtare, me të cilin kan nipa e mbesa.
“Jam shum e lumtur me jetën time dhe me familjën time, mburrem me fëmijët e mijë dhe farefisin tim të cilët më përkrahën kur gjithqka ishte mjegull, pa përkrahjen e tyre nuk do të isha asgjë dhe për këtë i falemderohem nga thellësia e zemrës për besnikrinë e tyre ndaj meje”, thot Kadria me lot në sy e nostalgji.
Sot ish-hendbollistja Kadrija, i gëzohet cdo suksesi të popullit shqiptar e në veqanti sportistëve, duke ju dëshiruar parqitje të suksesëshme në cdo cep të botës.
“Paraqes konsideratat e mija më të thella për të gjithë sportistët shqiptarë e në veqanti të vajzave shqiptare kudo që jetojnë”, shprehet Kadrija.
Ish-hendbollisten Kadrijen nostalgjia për ato vite shpesh i’a rikthen jetën mbrapa, por është e befasuar dhe nuk mund ta kupton se si legjendat shqiptare harrohen shumë shpejt nga fedratat dhe nga qyteti
I sajw I lindjws nga vijn sportistët, për t’ju përkujtuar brezave të rinjë se ku ishim dhe ku kemi mbërri.
“Jam shumë e lumtur që populli im po hec me hapa të sigurt si gjithë popujt e botës, jam e lumtur që sportistet shqiptare “motrat e mija”, sot janë të barabarta me të gjitha sportistet e botës, jam krenare nëqoftëse kam kontribuar diqka për femrën dhe sportin shqiptarë, mos harroni se një popull që nuk e kujton historin e tij ai popull nuk ka prespektiv, duhet ta kuptoni mos i harroni legjendat se legjendat e mbajn gjall popullin dhe pa sport nuk ka jetë sepse sporti është Ambasadori më i mirë i një kombi dhe shtetit”, porosit me shumw dashuri Kadrije Sllamniku-Basha.
Jemi të nderuar që qyteti i Gjilanit në mesin e saj ka dhënë një legjendë dhe një nismwtare të hendbollit, por gjerë më tani askush nga Institucionet e Komunës dhe shtetit të Kosovës asnjëherë nuk e shpërbleu sëpaku me një mirënjohje./Radio Star/