Sot, në 21 vjetorin e çlirimit të Gjilanit, bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan. Liria e Kosovës është rezultat i sakrificës e trimërisë së martirëve, heronjëve dhe dëshmorëve të kombit të rënë në të gjitha etapat e historisë kombëtare.
Gjilani para 21 viteve nis të frymoj lirshëm, duke qenë falënderues e mirënjohës përgjithmonë edhe aleatëve tanë si NATO të udhëhequr nga ShBA-t. Për dallim nga qytetet tjera, Gjilani më së miri e di çfarë do të thotë ta kesh brenda sigurinë amerikane, sepse ata ishin mes nesh, për rreth nesh, ishin siguria që na kishte munguar me shekuj.
Pas 21 viteve, jemi ndërtuar si shoqëri e shtet. Populli ynë sot aspiron të jetë pjesë e familjeve të mëdha të kombeve, pjesë e organizatave të mëdha botërore. Rruga deri këtu nuk ishte e lehtë, por kemi ende shumë punë për ta përmbyllur amanetin e atyre vajzave e djemve që na e mundësuan lirinë.
Urime dita e çlirimit Gjilan!