Pakëz vonë z. Akademik Daci!
z. Daci paska dekluar se ideja e shkëmbimit të territoreve me Serbinë paska lindur kohëve të fundit dhe atë, në vilen e tij, gjegjësisht këtë ide ai ia paska dhënë z. Thaqit.
Sa e pabeshueshme dhe qesharake më duket kjo punë, duke pasur parasysh se asnjëherë më parë nuk jeni marrë seriozisht me çështjen e Luginës dhe as që e keni përmendur më parë, veqënarsisht kur kishit pushtet politik.
Madje, kam frikë se ju i takoni atyre njerëzve që turpërohen të tregojnë për prejardhjen e tyre nga Lugina e Preshevës, e lëre më ta përmendin e të angazhohen për të.
Më shumë jam i prirur të mendoj se edhe nëse keni diskutuar ose jeni takuar me dikë për këtë çështje, e keni bërë për ndonjë interes shumë minor se sa njëmend për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën.
Ideja për shkëmbimin e territoreve me Serbinë është dhënë nga akademik Rexhep Qosja në vitin 1999 dhe është aktualizuar në vitin 2013, pas rezolutës për Kosovën Lindore të cilën nuk e përkrahët as ju, njëjtë siq bëri edhe LDK.
Më duket se edhe ju e keni ngrënë karremin e presidenti Thaqi për ta bërë idenë sa më bindëse, ngase askush nuk e beson atë.
Akademia juaj, z. Daci, duhet të dalë me ide shumë më të qarta në lidhje me këtë çështje *( e për shumë të tjera) e jo ti fus veshët në lesh.