Sot, me rastin e 5 Majit, ditës së Dëshmorëve të kombit, bashkë me kolegë, bëmë homazhe tek varresat e dëshmorëve në Gjilan. Nderimi dhe respekti për të rënët për liri, nuk pushon asnjëherë, përkundrazi, çdo vit vetëm sa rritet edhe respekti, edhe vlera e rrugës së tyre, e jetës dhe veprës së tyre.
Po ashtu, bëmë homazhe edhe tek varri i veprimtarit të pashoq të çështjes kombëtare, heroit të kombit, Zija Shemsiu, me rastin e 35 vjetorit të rënies në burgun famkeq të Beogradit.
Lavdi e përjetshme heronjve, martirëve, dhe dëshmorëve të Kombit!