Qytetarèt luginas qè jetojnè nè Kosovè vizituan ZPMB-në ku u mirèpritèn nga Kushtrim Kadriu- Kryetar i Levizjes Qytetare “Vatra” dhe Koordinatori i ZPMB-sè z.Flamur Junuzi.
U diskutuan problemet me dokumente identifikimi qè kanè qytetarèt e malsisè sè Bujanocit qè jetojnè nè Kosovè dhe vështirësitë tjera me të cilat ballafaqohen këta qytetarë. Kryetari Kushtrim Kadriu falënderoj qytetarèt pèr vizitèn dhe u bashkèrendua nè shqetèsimet e tyre pèr shkeljen e tè drejtave elementare dhe vèshtirèsitè me tè cilat po ballafaqohen. Z.Kadriu tha se qytetarèt e malcisè sè Bujanocit duhet tè unifikohen dhe tè bashkèpunojnè edhe mè shumè nè kèrkimin e tè drejtave qè ju takojnè. Qytetarèt ofruan mbèshtetjen dhe bashkëpunimin e tyre tè parezerva. Takimet edhe me fshatrat e tjerè do tè vazhdojnè me tè gjitha fshatrat e Bujanocit, Preshevès dhe Medvegjès qè jetojnè nè Gjilan.
Kadriu dhe Junuzi pritèn nè takime luginasit qè jetojnè nè Kosovè
Ndani këtë artikull