Sot kryetari i Kuvendit Komunal të Gjilanit z. Kushtim Kadriu i shoqëruar nga këshilltari komunal nga radhët e LDK- së z. Latif Maliqi morën pjesë në shënimin e 10- vjetorit të themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare
Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare është organizim i cili grumbullon qindra biznese të sukseshme anë e kënd të diasporës shqiptare.
Gjatë kësaj ngjarje z. Kadriu dhe z. Maliqi patën rastin të takojnë shumë ndërmarrës të vyer e të njihen me shumë biznese të suksesshme të cilat veprojnë në Kosovë dhe në diasporë.
Delegacioni i Gjilanit aty takoi dhe u ofroi mbështetje edhe bizneseve të komunës tonë të cilët morën pjesë në këtë ngjarje duke prezentuar produktet e tyre.
Me të gjithë të pranishmit që iu dha mundësia të takohen, u diskutua rreth mundësisë së bashkëpunimit institucional me qëllim të thithjes së investimeve për komunën tonë, e cila ka relief strategjik për zhvillim ekonomik.