Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit ka bërë me dije se në cilësinë e kryesuesit, ka ftuar për nesër në një takim konsultativ kryetarët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal, me qëllim të diskutimit të projekt-buxhetit të Komunës së Gjilanit për vitin 2025.
“Ky takim konsiderohet si përpjekja jonë e fundit për të arritur konsensus dhe për të garantuar miratimin e buxhetit brenda afateve të përcaktuara”, ka thënë kryesuesi Kushtrim Kadriu.
mbetet të shihet a do ti përgjigjen kësaj ftese, nëse po, si do të rrjedh takimi.