Nga sot qendra e Gjilanit ka marrë pamje ndryshe, pamje moderne dhe që lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve pa krijuar tollovi në trafik ashtu siç ka ndodh deri më tani. Shpejtë do të nisin punimet për zgjerimin e rrugës katër korsi nga semaforat deri tek rrethrrotullimi përball FSK-së.
Është ky një projekt i nisur më parë nga dy qeveritë e parafundit, për ti dhënë fund sot zgjerimit të rrugës me katër korsi që e lidh Gjilanin lehtësisht me autostradën “Agim Ramadani”. Falënderim për kryetarin Haziri për bashkëpunimin edhe në qeverinë Haradinaj, edhe tani sa i përket projekteve kapitale për komunën e Gjilanin.
Dëshiroj ta ndaj një lajm me qytetarët e Gjilanit se nga viti i ardhshëm do të ketë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë. Gjilani po ndryshon nga dita në ditë, dhe me këtë rast dua ta falënderoi ish-kryeministrin Haradinaj i cili e ka rikthyer vëmendjen e pushtetit qëndror kah Anamorava dhe kjo përkrahje tanimë po vazhdon.
Urime Gjilan!
RK