Gjenerali Daut Haradinaj sot vizitoi Gjilanin në një tubim të Forcës së AAK-së, rinisë së Gjilanit, ku shpalosëm programin e AAK-së para rinisë gjilanase.
Si kandidat për deputet nga Gjilani në listën e AAK-së në këto zgjedhje potencova rëndësinë e zgjedhjes së Ramush Haradinajt si President i vendit dhe kërkova mbështetje të fuqishme për Gardianin e pavarsisë, dhe askush më mirë në tavolinën e bisedimeve me Sërbinë nuk e mbronë Kosovën dhe askush më mirë nuk do të kujdeset për vlerat e luftës, vajzat e djemtë e saj që po përballen në gjyqin e Hagës si dhe integritetit territorial të Kosovës.
Sot e theksuam qartë se për dy vite qeverisje të kryeministrit Haradinaj, Gjilani përfitoi nga buxheti i Kosovës rreth 170 milionë euro. Autostrada, Impianti i ujërave të zeza, zgjerimi i rrugëve lokale në fshatra e qytete, janë projekte që janë përkrahur nga qeveria Haradinaj.
Dje Gjilanin e vizitoi kandidati pr kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxha, i cili kishte deklaruar se me qeverisjen e PDK-së do të përfundoj Stadiumi, ndërsa paska harru se ka qenë zv.Kryeministër vet ai dhe ministë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ku për dy vite fondet për stadium pikërisht ky ministër i ka ndalu dhe këtë e dinë qytetarët e Gjilanit dhe simpatizuesit e dy klubeve ata të Skifterave dhe Intelektualët.
Falemnderit rinisë gjilanase, falemnderit kryetarit të Aleancës në Gjilan, Agim Zuzaku, kryetarit të rinisë së AAK-së Arlind Vokshit.
Urime Gjilan!