Zëvendësministri dhe njëherit kryetari
i degës së AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu, ka reaguar përmes një postimi prekës në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të mikut të tij Shukri Sylejmani-Shuka shkruan Radio Star.
Kadriu thotë se Shuka, ishte njëri ndër humanistët më me zë në Anamoravë, I qetë, artikulues i mendimeve, shok i mirë e i sinqertë.
Shkrimi i plotë:
I rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të biznesmenit të njohur, Presidentit të S.C “Gjilani”, mikut tim të çmuar, Shukri Sylejmani.
Shuka, siç e njihnim të gjithë, në rrethana të rënda për Kosovën arriti ta mbajë dhe ngritë futbollin gjilanas në nivelin më të lartë në nivel vendi. Ai njihet edhe si njëri ndër humanistët më me zë në Anamoravë. I qetë, artikulues i mendimeve, shok i mirë e i sinqertë. Emri dhe vepra e tij ishin dhe mbesin motiv për shumë breza.
Ngushëllime familjes Sylejmani, miqve, sportistëve dhe tifozëve gjilanas në përgjithësi!
U prehsh në paqe mik!