Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan dhe njëherit edhe ish-zëvendësministër i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka reaguar rreth rastit tragjik i cili ka ndodhur në qytetin e Gjilanit.
Kadriu ka thënë se është i tronditur me rastin që sot ndodhi në qytetin tonë, ne sot duhet të solidarizohemi dhe bashkëndjejmë dhimbjen e tyre.
Postimi i plotë:
Jam thellësisht i tronditur, sikurse çdo gjilanas, me rastin tragjik që sot ndodhi në Gjilan. Në këto momente shumë të vështira për të afërmit e familjes Bllaca e cila pësoi sot, solidarizohemi dhe bashkëndjejmë në dhimbjen e tyre.
Në emrin tim, dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të familjes Bllaca, dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit.
Përveç që lutemi për pesë anëtarët e familjes Bllaca, lutemi edhe që ky të jetë rasti i fundit tragjik ndër shqiptar.