Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Kushtrim Kadriu së bashku me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasanin, zhvilluan një takim shoqëror me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Kadriu ka thënë se gjatë këtij takimi u diskutuan për momentumet në të cilat po kalon kombi shqiptar në Ballkan e në përgjithësi për gjendjen në të cilën ndodhën shqiptarët në Kosovë Lindore.
“Ish-presidenti Fatmir Sejdiu shprehu gatishmërinë për të qenë afër me shqiptarët e Luginës së Preshevës në rrugën e tyre të mundimshme për të siguruar liritë dhe drejtat elementare për të jetuar të lirë në shtëpitë e tyre”, ka bërë të ditur Kadriu i “Vatrës”.