Reshjet e borës në Kosovë kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi nëpër disa rrugë magjistrale dhe rajonale të vendit tonë.
Ish zv.ministri i Infrasktrukturës Rexhep Kadriu, ka reagur ashpër pasi rrugët e Kosovës, sot nuk janë në gjendje të mirë, Kadriu përmes disa fotografive ka rikujtuar qeverinë në detyrë se si në vitin 2018-2019 janë mirëmbajtur rrugët Nacionale, Regjionale si dhe Autostrada.
Ndërsa sot kur shënohet dita e pranverës, qeveria në detyrë zinet në befasi dhe duke mos e ditur a ka ministër apo zv.ministër të cilët duhet të përgjigjen për këtë gjendje e cila është krijuar nëpër rrugët e Kosovës, ku në disa magjistrale rrugët janë të pakalueshme dhe kanë sjellur aksidente të shumta.