Bashkë me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, morëm pjesë në fillimin e asfalltimit të rrugës Muqivërc -Kranidell – Selishtë, me gjatësi prej 12 kilometra, gjerësi 6 metra, kosto e së cilës është 1 milion e 100 mijë euro. Ky projekt, edhe pse i planifikuar të realizohet para shumë vitesh, kishte mbetur në sirtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), por me perkushtimin timë dhe interesimin e Ministrit Pal Lekaj që kjo rrugë të bëhet realitet, rezulton me finalizimin e këtij projekti.
Është investim i MIT-it, projekt që prodhon zgjidhje për banorët e fshatit Kranidell, një vend që jetuan e vepruan heronjë, martirë e dëshmorë të kombit, një vend pikturesk dhe tërëheqës për vizitorë por edhe për investitorë. Mbetemi të përkushtuar të krijojmë infrastrukturë moderne në të gjitha fshatrat e Kosovës, sepse kësisoj ndalet shpërngulja e banorëve drejt vendeve urbane, dhe krijohen kushte të mira për zhvillim ekonomik. Me fshatra të zhvilluara, nënkuptojmë një shtet të qëndrueshëm.