Me shqetësim të thellë po i përcjellim lajmet që na vijnë nga institucionet shëndetësore të cilat na informojnë për një rritje alarmante të numrit të personave të cilët rezultojnë pozitiv me COVID-19.
Nga 26 raste që sot rezultuan poziriv, 11 prej tyre janë nga Gjilani, nga e njëjta familje e cila para ca ditësh u karantinua si rezultat i një anëtari të tyre i prekur nga virusi Korona.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan, dhe unë si kryetar i degës, e përgëzojmë Komisionin Komunal të Emërgjencave, dhe kryetari Lutfi Haziri, për punën profesionale dhe të palodhshme që po e bëjnë tani e sa ditë pandërprerë.
Andaj, si strukturë e AAK-së, jemi të gatshëm të ndihmojmē organet e Komunës dhe çdo qytetarë të Gjilanit për tejkalimin e kësaj situate aspak të lehtë.
Lutemi të mbetemi me këtë numër të të prekurve, ndërsa iu urojmë shërim të shpejtë atyre që tanimë kanë dalur pozitiv.
Rexhep Kadriu