Takimeve me nëndegë që po zhvillohen intenzivisht gjatë këtyre ditëve të fundit, kryetarti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, ka qëndrur në Cernicë dhe ne lagjen e Zabelit ku është takuar me anëtarë të strukturës, simpatizantë dhe banorë të këtij fshati. Në një bashkëbisedim me banorët, ai tha se ka ardhë koha që Gjilanin ta përfaqësojnë njerëz që janë dëshmuar se në politikë nuk kanë hyrë që të bëhen të pasur, por e shohin atë si mundësi për ti ndryshuar gjërat në vend dhe për ti ofruar mirëqenie qytetarëve.
“Përgjatë këtyre tre vite e gjysëm në bashkëqeverisje në Gjilan, unë si nënkryetar i komunës nuk kam shpenzuar as edhe një cent të qytetarëve dhe të gjitha shpenzimet si nënkryetar i kam mbuluar nga xhepi im, prandaj përkrahja e juaj për kandidatët për deputetë nga Gjilani, do të përkthehet në investime për Anamoravën dh prioritet për qeverinë Haradinaj”, ka thënë Kadriu.
Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës, gjithashtu candidate për deputete Magbule Shkodra, tha se projekti I Haradinaj për Kosovën, garanton heqje të vizave për qytetarët e saj, në mënyrë që rinia të lëvizë liirshëm, të studiojë jashtë vendit dhe të kthehen prapë në vendin e tyre për të dhënë kontributin e tyre.
“Plani katër vjeqar i qeverisjes së Haradinaj, garanton kushte të mira pune për mjekët, për studime, për punësim dhe zhvillim ekonomik. Përkrahja juaj për kandidatët që vijnë nga Gjilani, është mundësia e vetme që ju të kërkoni llogari, sepse duke i përkrahur këta kandidatë për deputetë, Gjilani edhe më fuqishëm do të jetë në agjendën qeverisëse të Ramush Haradinaj. Pra, do të jemi zëri juaj në institucione të Kosovës dhe kësisoj do të fuqizojmë edhe rolin e gruas në vendimmarrje”, ka thënë Shkodra.
Kadriu: Ka ardhur koha e njerëzve me duar të pastra dhe të pakorruptuar
Ndani këtë artikull