Rexhep Kadriu, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shkruar në profilin e tij se Aleanca me socialdemokratët, dhe të tjerët që do t’i bashkohen rrugëtimit të Aleancës, e kanë përnjëmend ta bëjnë Kosovën shtet.
“Koalicioni ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe Partisë Socialdemokrate (PSD), dhe mundësia për t’u zgjeruar ky tabor, paraqet shpresë për popullin, për Kosovën dhe për të ardhmen e saj”, ka shkruar Kadriu, që drejton degën e AAK-së në Gjilan, njëherësh mban edhe post të zëvendësministrit në Qeverinë e Kosovës.
Ja postim i tij i plotë
Të bashkuar për 100% shtet
Koalicioni ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe Partisë Socialdemokrate (PSD), dhe mundësia për tu zgjeruar ky tabor, paraqet shpresë për popullin, për Kosovën dhe për të ardhmen e saj. Çdo ditë AAK po rritet, parti serioze dhe që kanë qenë pjesë e vendimeve të mëdha po i bashkohen vizionit tonë.
Aleanca me socialdemokratët, dhe të tjerët që do ti bashkohen rrugëtimit të aleancës, e kanë përnjëmend ta bëjnë shtet Kosovën.
Nuk ka asnjë dyshim, qeveria Haradinaj e rikthej shpresën tek populli. U bë e qartë se edhe Kosova paska njerëz që e duan vendin, e duan të mirën e përgjithshme, e duan sovranitetin e shtetit. Edhe Kosova paska mundësi me pas qeveri me njerëz që shohin përtej çdo interesi përsonal, grupor apo partiak.
Bashkë, do ta ruajmë 17 shkurtin e 2008-së. Ky është vullneti i popullit, ky është obligimi ynë!
Rexha