Bashkë me Ahmet Isufin, dhe Bajram Hasanin, në “Kulla e Bashkimit”, takuam një grup të rinjësh nga Gjilani. Bashkëbiseduam për tema nacionale që janë mbyllur në qeverinë Haradinaj, për tema të mëdha që e presin Kosovën si dhe për invesimet që janë bërë në Gjilan e Anamoravë në këtë mandat.
Për dallim nga vitet e kaluara, rrallë herë hasim tek ata qytetarë që kur takohemi flasin për tema ose te interesit personal, ose te rretheve te ngushta. Tani shohim se kanë ndryshua gjërat; flitet për sovranitet, për partneritet serioz me shtetet e fuqishme mike, për masa ndaj produkteve të Serbisë, e të ngjajshme. Pra, flitet për barazi, për sundim të ligjit, flitet për integrime, dmth tema të cilat i ka nxjerrë Ramush Haradinaj për tu përballur me to.
Kosovën e presin ditë të mira, jo të lehta por të kapërcyeshme me një vullnet për punë, seriozitet dhe guxim në vendime, dhe sinqeritet në raport me popullin. Haradinaj e dëshmoj se mundet dhe ia del.
Për një Kosovë 100% shtet!