Platforma e Qeveris së Kosovës është e pa pranuëshme dhe e mangët , kur është fjala për Luginën e Preshevës.
Në këtë dokument që u pasqyrua në media shkruhet se gjatë negociatave Prishtinë -Bruksel , nga ky ekip do të kërkohet vetëm të ketë reciprocitet në mes të banorëve serb të Kosovës dhe Shqiptarëve të mbetur padrejtësisht nën Serbi.
Kjo është një çasje e gabuar nga ky ekip negociator dhe kjo pjesë është e formuluar gabim në tërësi , e besa edhe me një sy hilesh e inatesh.
Si është e mundur që një shqipëtar normal të pajtohët me lëniën e Luginës së Preshevës nën Serbi.
Ky ekip në dokumentin e tijë udhërrëfyes duhet ta ketë në preambulën e sajë bashkimin e Preshevës , Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës.
Idenë e bashkimit të Luginës me Kosovën nuk e solli Thaçi , atë e solli populli shqipëtar i luginës , me referendumin e vitit 1992 me luftën e përgjakshme çlirimtare të vitit 2000-2002.
Krerët e partive politike që marrin pjesë në ekipin negociator , nuk duhët që për inate të z.Thacit të dalin besa edhe kundër Luginës së Preshevës.
Lugina e Preshevës nuk ka asgjë të lidhur me asnjë lider politik. Ne kemi bërë luftë dy dekada për bashkim me republikën e Kosovës, prandaj për inati të “resë nuk është në rregull të luteni të vdes djali !
Për inati të Thaçit të pengojmë Luginën , kjo teori nuk funksionon dhe nuk është praktike.
Kushtrim Kadriu
Kadriu: Krerët e partive politike që marrin pjesë në ekipin negociator , nuk duhet që për inat të z.Thaçit të dalin besa edhe kundër Luginës së Preshevës.
Ndani këtë artikull