Duke e parë insistimin e Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, që të fus në agjendën e bisedimeve me Serbinë, çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve të Kosovës Lindore, gjegjësisht propozimin e tij për bashkim të saj me Republikën e Kosovës, Lëvizja Qytetare Vatra propozon që të përfshihen në ekipin negociator përfaqësues nga Kosova Lindore.
Kështu shprehet, Kushtirm Kadriu, kreu i “Vatrës”, sipas të cilit, pjesëmarrja e tyre do të ishte jetike, pasi që i dinë mirë rrethanat politike e ekonomike të Kosovës Lindore dhe mbi të gjitha ata janë përfaqësues legjitim të dalë nga vota popullore e asaj pjese shqiptare dhe do të mund të përfaqësonin më denjësisht interesat e tyre.