Rexhep Kadriu, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe njëherit kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, ka përshëndetur iniciativën e marrur nga komuna e Gjilanit për renovimin e shkollës në fshatin përlepnicë.
Kadriu ka thënë se puna dhe angazhimi të dy drejtorëve, atij të drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica dhe drejtori i shkollës Fidan Shaqiri si dhe kryetari Haziri ka bërë që ky projekt të përkrahet nga qeveria Haradinaj.
Ja postimi i plotë:
Nënshkrimi i kontratës për renovimin e shkollës “Skënderbeu” në Përlepnicë, është lajm i gëzueshëm për nxënësit dhe prindërit e këtij fshati.
Puna dhe angazhimi i dy drejtorëve, atij të drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, dhe drejtorit të shkollës, Fidan Shaqiri, dhe i kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë që ky projekt të përkrahet nga qeveria Haradinaj.
Urime nxenës!
Rexha