Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, ka reaguar ndaj kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, duke theksuar se ai vazhdon të ushqejë publikun me gënjeshtra dhe dezinformata.
Kadriu ka shkruar se është vetë kryetari që nuk ka zgjedhur mënyrën e duhur të komunikimit me grupet në Asamble, por përkundrazi, ka zgjedhur të bëjë propagandë përmes rrjeteve sociale.
Reagimi i plotë:
Shkeljet procedurale në procesin e hartimit të buxhetit,mospërfillja e institucionit të Kevendit komunal, KPF- së si dhe e anëtarëve të kuvendit,
shkeljet esenciale në procesin e buxhetimit lokal,tejkalimi i protokolleve të komunës së Gjilanit si dhe, -tejkalimi i afatit kohor i dorëzimit të buxhetit, që është 1 shtatori 2024 e që në këtë rast propozimi buxhetor është dorëzuar jashtë afatit kohor.
Kryetar, si duket z. “bojaxhiu” po të mëson mbrapsht për ligje e financa.