Është caktuar që data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme nacionale të jetë 6 tetori, ku AAK-ja ka filluar përgatitjet mobilizuese për pjesëmarrje në këto zgjedhje.
Kështu po vepron edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Gjilan, ku mbajti një takim mobilizues me të rinjtë e këtij subjekti politik.
Përmes një postimi në facebook, Rexhep Kadriu ka njoftuar se ka mbajtur takim mobilizues me të rinjtë e kësaj dege.
Ja postimi i plotë:
Nga takimi mobilizues me të rinjët e aleancës. Nuk ka asnjë dyshim se Kosova shtet 100%, ka me ndikua në rënien e numrit të të rinjëve që të ardhmen e shohin përtej vendit të tyre. Kosova do të bëhet vend me përspektivë, vend ku secili i ri do ta ketë mundësinë të shkollohet, punojë dhe jetojë mirë.
Koalicioni AAK-PSD, alternativa e vetme që Kosoven e bënë shtet 100%!