Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Gjilan dhe njëherit Zv.ministër i Ekonomis dhe Ambientit Rexhep Kadriu uroi sot nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Përmes një statusi në Facebook, Kadriu tha se ky vit i ri shkollor është jo i zakonshëm për shkak të gjendjes jo të zakonshme.
Postimi i plotë:
Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër,
Fillimi I vitit të ri shkollor është jo i zakonshëm për shkak të gjendjes jo të zakonshme. Sikur kishim shpresuar se do të kishim një fillim të mbarë e pa masa e maska, rrjedhimisht, pa pandemi, por ja që nuk ndodhi siç kemi pritur porse duhet domosdo të fillojmë mësimin mirëpo me masa kundër virusit korona.
Vendimi për fillimin e mësimit, gjithsesi na ka gëzuar të gjithëve, sepse vijimi i mësimit dhe mbushja e shkollave me nxënës e mësimdhënës, i jep gjallëri Kosovës dhe siguron të ardhme të ndritur. Mbetemi me shpresë se shpejtë do të përfundojë pandemia dhe të rikthehet jeta normale si në familjet tona, në shkolla, e kudo tjetër në jetën shoqërore në vend.
Urime të gjithëve viti i ri shkollor, e në veçanti atyre që për herë të parë ulen në bankat shkollore!