Sot, bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi u pritem në një takim nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, gjatë një vizite pune në këtë komunë.
Me kryetarin Ramosaj diskutuam shumë tema që kanë të bëjnë me Komunën e Deçanit e me theks të veçantë për projektin që është duke u realizuar për rregullimin e shtratit të Limbardhit, lum i cili kalon nëpër Deçan.
Projekti për rrjetin e kanalizimit në këtë komunë, i cili është kredi nga Qeveria hungareze, është dërguar në Kuvend për miratim. Po ashtu, u vu theksi edhe tek plani hapësinor i parkut nacional “Bjeshkët e Nemuna” i cili është në përfundim dhe është në interes të qytetarëve të kësaj komune për shkak se krijohen kushte të mirë edhe për tërheqjen e turistëve në këto bjeshkë.