Ish-ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, përmes një shkrimi në facebook, ka treguar se sot është informuar nga mediat për fillimin e zgjërimit të rrugës, Gjilan – Kllokot shkruan Radio Star.
Kadriu ka thënë se ky projketë i zgjërimit të hyrje-daljeve, Gjilan-Kllokot, janë implementuar nga qeverisja Haradinaj, më tutje Kadriu ka thënë se do të isha edhe më i lumtur nëse do të filloj edhe ndërtimi i Unazës së Jashtme të Gjilanit si projekt i ri.
Shkrimi i plotë:
U informova nga mediet që sot ka filluar zgjerimi I rrugës Gjilan – Kllokot, kontrata për të cilën është nënshkruar në dhjetor të vitit 2019 në kuadër të projektit ‘Ndërtimi i Rrugëve Rajonale të Kosovës’, nga i cili ka përfituar Anamorava, respektivisht Gjilani.
Kontrata për rrugën 11-kilometërshe, është nënshkruar në atë kohë me punëkryesin, sikurse mbështetur nga BERZH-i, është edhe zgjerimi I hyrje-daljeve në Gjilan -Kllokot, ku disa projekte veç janë përmbyllur e disa janë në realizim e sipër, dhe krejt këto kanë ndodhur me Haradinajn kryeministër, dhe Pal Lekaj ministër i Infrastrukturës .
Doemos, do të isha edhe më i lumtur nëse do të filloj edhe ndërtimi i Unazës së Jashtme të Gjilanit si projekt i ri i kësaj qeverisje një projekt që lehtëson jetën e qytetarëve tanë dhe i jep një pamje moderne Gjilanit.
Urime!
RK