Vendimi i të gjitha kafeneve në Kamenicë që çmimi i kafesë të rritet nga 0.50 euro në 0.70 euro ka bërë që shumë qytetarë të jenë të pakënaqur me këtë rritje.
Kështu, 3 muaj pasi ky çmim u rrit me arsyetimin se është rritur edhe akciza e kafesë por me këtë duket se nuk janë pajtuar fare qytetarët e Kamenicës.
“Sot në qytet e piva kafen 50 centë”, ka shkruar një qytetar në Facebook.
Shtrenjtimi i makiatos në Kamenicë kishte ngjallur më shumë debat sesa shtrenjtimi i bukës.