Engjëll Smërqaku, ishte i punësuar në kafiterin e njohur gjilanase Molly’s Caffe, si kuzhinieri shkruan Radio Star.
Engjëlli do të kujtohet gjithmonë nga pronarët dhe stafi i saj si një punëtorë i zellshëm dhe i urtë me një angazhim maksimal në punën të cilën ai bënte.
Përmes një postimi në facebook, Molly’s Caffe ka shprehur ngushëllime familjës së të ndjerit Engjëll Smërqaku.
Shkrimi i plotë:
Molly’s Caffe
Zoti të mëshiroftë, Engjëll!
Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për humbjen e kolegut tonë më të dashur!
Engjëlli se fundmi ishte bashkangjitur stafit tonë dhe po jepte një kontribut të madh me gatimet e tij në kuzhinën tonë!
Stafi i Molly’s Caffe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe shoqërinë!
Do ta kujtojmë gjithmonë për zellin e tij të punës, urtësinë dhe angazhimin me përgjegjësi.