Pak minuta më parë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia konfirmoi se tashmë janë regjistruar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë. Vitia bëri të ditur se njëri rast është një vajzë 20 vjeçare shtetase italiane dhe një burrë kosovar 77 vjeçar.
Pas këtij lajmi ka filluar dhe mbyllja e kafiterive, ku shumë pronarë kanë bërë të ditur mbylljet e lokalaleve përmes njoftimeve në Facebook.
Ata kanë thënë se që nga sot e derisa të kalojë rreziku, kafiterit do të jenë të mbyllura./RadioStar/