Pas një muaj e gjysmë, kafiteritë, restorantet, kafenetë dhe ambientet e tjera të hotelerisë së Preshevës po hapin dyert për mysafirë.
Por të gjitha ambientet e lartëpërmendura do të rrespektojnë masat që janë vendosur për funksionalizimin e tyre, sepse ende nuk është bërë i mundur rikthimi në normalitet të plotë pas gjendjes së shkaktuar nga virusi Covid-19.
Si parakusht, pronarët duhen të dezinfektojnë të gjitha hapësirat e brendshme dhe stafin e tyre të pajisur me mjete mbrojtëse dhe sanitare si maskat, dorëzat etj.
Po ashtu vlen të theksohet se mysafirët që frekuentojnë këto vende duhen të bartin maska ose ata të cilat nuk preferojnë të vendosin duhet të qëndrojnë të vetëm në tavolinat e tyre dhe të rrespektojnë distancën sociale rreth 2 metra.
Nëse kafiteritë, resorantet dhe hapësirat tjera nuk mund të ofrojnë kushtet e lartëpërmendura, atëherë ata mund të vendosin pengesa fizike(dritare-plastike) për të ndarë hapësirat./ministrialajmeve.com.