Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi, ka shkruar në profilin e saj, për, siç shprehet ajo, një furie sulmesh ndaj LDK të bëra kryesisht nga Kadri Veseli kryetar i PDK.
“Ai ka zgjedhur me mjaft delikates një metodë perfide për ta refuzuar Presidentin Thaçi përmes LDK-së, në procesin për ndarjen e Kosovës të filluar nga ai”, shkruan ajo,
Ja postimi i saj i plotë:
Meraku i PDK që LDK të jetë pjesë e marrëveshjeve historike.
Jemi dëshmitarë të një furie sulmesh ndaj LDK të bëra kryesisht nga Kadri Veseli kryetar i PDK. Ai ka zgjedhur me mjaft delikates një metodë perfide për ta refuzuar Presidentin Thaçi përmes LDK-së, në procesin për ndarjen e Kosovës të filluar nga ai.
Kadri Veseli si Kryetar i PDK-së dhe njëkohësisht i Kuvendit të Kosovës më mirë se çdo kush tjetër e di se bashkëpartiaku i tij Hashim Thaçi përmes procesit të ndarjes së Kosovës po tenton ta blejë lirinë e vet.
Z. Veselit po i mungon kurajo që ta refuzoi haptazi Thaçin në veprimet e tija antikushtetuese, dhe nën “merakun” që LDK nuk po i bashkëngjitet marrëveshjeve historike, ai njëkohësisht e fton LDK dhe e fyen. Natyrisht se ftesa bëhet formale, kurse fyerja me qëllim që LDK mos ta pranoj këtë proces dhe asaj t’i mbetet “faji” që nuk po ndahet Kosova.