Lirie Kajtazi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se partia e saj ka treguar për qëndrimin e saj për gruan përmes nominimit të një gruaje si kandidate për kryeministër.
Ajo ka folur kështu të hënën në “Debat” te RTK.
“Nominuam kandidat për kryeministër një grua, Vjosa Osmanin. Lista e LDK-së prezanton gruan dinjitoze e me dinjitet”, ka theksuar ajo.
“Qytetari përditë e më shumë po i jep besim gruas”.