Një shtetas i Serbisë është ndaluar në Sutblinë të Gjilanit, pasi dyshohet të ketë kaluar ilegalisht kufirin.
I dyshuari kishte kaluar kufirin pasditën e së martës, shkruan Insajderi.
“Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin të dyshuarit i është sekuestruar një dokument identifikimi dhe ai është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Kalim ilegal i kufirit”.