Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se këtë vit kalueshmëria e Testit të Arritshmërisë është 52.1 për qind.
Po ashtu, bëhet e ditur se këtij vlerësimi i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të nënta.
Arritshmëria më e lartë sivjet ishte në lëndën e Gjuhës Shqipe me 68.8 për qind.
“Gjuhë angleze 62 për qind, Histori 55.2 për qind, Gjeografi 49.2 për qind, Matematikë 44.9 për qind, Informatikë 53.4 për qind, Fizikë 42.9 për qind, Kimi 44.4 për qind, Biologji 51.8 për qind”, njofton Ministria e Arsimit.