Deputeti i sapozgjedhur, Shaip Kamberi, ka falënderuar të gjithë përkrahësit e tij për mbështetjen që i dhanë për të siguruar një ulëse në Parlamentin e Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kamberi ka thënë se do të jetë deputet i të gjithëve.
“Zotohem se do të jem deputet i të gjithëve.
Zotohem se do t’i mbrojë interesat e qytetarëve që duan të drejta dhe mirëqenie. Interesat e shqiptarëve të shtypur dhe të diskriminuar.
Zotohem se do ta ndjek politikën e orientimeve pro-perëndimore, për paqe të qëndrueshme në rajon.”, ka shkruar ndër të tjera Kamberi në postimin e tij.