Shaip Kamberi nga koalicioni “Beteja politike e shqiptarëve”, është deklaruar për media, pas përfundimit të procesit zgjedhor, i cili edhe ka shpallë fitoren në Luginë e Preshevës.
Ai tha se kjo fitore përveç e rëndësishme sa i përket fitimit të një mandatit si deputet, ka dërguar mesazhe se Lugina dëshiron të bashkëpunojë me Kosovën.
“Një fitore e madhe e këtij koalicioni e cila nuk e ka domethënien e veç në mandati, por e ka të e ardhmja e jonë politike. Mesazhi që është dërgua sot është shumë i qartë, Lugina e Preshevës do bashkëpunim me Kosovën, Lugina e Preshevës do rrezitim jo dorëzim”, ka thënë Kamberi, përcjell teve1.info.
Ai ka thënë se të gjithë ata që tentuar ta përçajnë Luginën e Preshevës me Kosovën sot morën mesazhin e qartë.