Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka deklaruar se është vështirë që presidenti serb, Aleksandar Vucic ta njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Kamberi tha se do jetë problematike që Vucic do ta njohë shtetin e Kosovës para zgjedhjeve që do të mbahen në prill të vitit 2022 në Serbi.
Ai tha se do jetë problematike dhe është pak e besueshme se Vucic do ta përfundojë marrëveshjen me Kosovën para zgjedhjeve.
“Para zgjedhjeve të paralajmëruar në prill të vitit të ardhshëm, do jetë problematike që të pritet një njohje e drejtpërdrejt, ndoshta mund të ketë bisedime për tema të caktuar të cilat mund ta ofrojnë marrëveshjen përfundimtare, por se Aleksandar Vucic ta marr një hap radikal dhe ta njoh Kosovën në hap të zgjedhjeve pak është e besueshme”, tha Kamberi, transmeton Gazeta Metro.
Kamberi tha se duke se BE dhe ndërkombëtarët kanë një besim të tepruar ndaj Aleksandar Vucicit se ai do ta zgjidhë çështjen e Kosovës, pasi ai vetëm po blen kohë sa më tepër.
“Duket se ka një besim të tepruar edhe në Bashkimin Evropian edhe në terësi të bashkësia ndërkombëtare se Vucic se do ta zgjidhë çështjen e Kosovës, do të marrë përgjegjësi për çështjen e Kosovës, megjithatë ajo që po shihet tentativa e tij për të blerë kohë sa më tepër”, tha Kamberi në RTK.
Kamberi tha se janë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat e detyrojnë Serbinë ta njohë shtetin e Kosovës.