Shaip Kamberi, që e ka fituar edhe një mandat për të qenë deputet në Kuvendin e Serbisë, ka folur edhe pë presidentin e këtij vendi, Aleksandër Vuçiq.
Sipas Kamberit, presidenti i Serbisë po pret që ta shtyjë marrëveshjen me Kosovën deri në zgjedhjet e Bashkimit Evropian.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, të enjten.
”Në mëngjes luan rolin e zjarrvënësit e në mbrëmje zjarrfikësit. Do të shohim se cili është interesi i tij dhe me gjasë interesi i tij duket qartë, është të zvarrisë proceset e caktuara politike në cilat Serbia merr pjesë, qoftë kërkesën e BE-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, qoftë për fillimin e realizimit të planit franko-gjerman për të cilin ka rënë dakord me Kryeministrin Albin Kurti. Aleksandar Vuçiç me gjasë po tenton të blejë edhe më tepër kohë e sidomos deri në pranverë kur do të jenë zgjedhjet e BE-së,” deklaron ai”, ka thënë Kamberi.
Kamberi do të jetë përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve të Luginës në Kuvendin e Serbisë.
Komuniteti shqiptar në zgjedhjet parlamentare të Serbisë kishte garuar me dy lista.