Kamenica do t’i ketë 70 njësi banimi në kuadër të banimit të përballueshëm për çifte të reja dhe atij social.
Nga thirrja e hapur e MMPHI-së në shkurt të këtij viti, ku aplikuam si komunë, sot kemi nënshkruar marrëveshjen me Ministrin Aliu.
Komuna e Kamenicës ka ndarë parcelën, dhe së shpejti do të fillojë puna.
Bashkë me nivelin qendror, vazhdojmë me punë të mira për qytetarin.