Komuna e Kamenicës do të jetë pjesë e njërës prej ngjarjeve më të mëdha ndërkombëtare, Expo Osaka 2025, që do të mbahet në Japoni. Më 1 qershor 2025, Kryetari i Komunës, z. Kadri Rahimaj, do të mbajë një prezantim zyrtar, ku do të paraqesë:
Mundësitë për investime të huaja në Kamenicë
Vlerat kulturore dhe potencialin turistik të komunës
Kjo ngjarje globale përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të promovuar Kamenicën si një destinacion tërheqës për investitorë dhe partnerë ndërkombëtarë, si dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me vende nga e gjithë bota.