Bulevardi i qytetit ka qenë i mbushur me simpatizantë të muzikës së artistëve të njohur në vend.
Për tri netë radhazi qytetarët kanë shijuar muzikë nga këngëtarët Teuta Selimi, Ermal Fejzullahu, Korab Shaqiri, Rina Balaj, Blleki, Vedat Ademi, Dona Dafi dhe DJ First.
Duke kënduar këngët e tyre së bashku me këta këngëtarë, shumë të rinjë e të reja argëtoheshin e kërcenin së bashku.
Përveç muzikës qytetarët janë argëtuar edhe me humor duke qenë pjesë e Stand Up Comedisë nga Gani Gërmia, i cili me humorin e tij shkaktoi shumë të qeshura.
Ndërsa një pjesë e sheshit ishte e rezervuar për qytetarët të cilët i duan prodhimet vendore, ku për dy ditë më radhë ishte i hapur panairi i prodhimeve vendore. Në këtë panair bizneset lokale paraqitën prodhimet e tyre e që u pëlqyen nga ata të cilët e vizituan.
Kjo lloj-llojshmëri e aktiviteteve u organizua në kuadër të Kamenica Summer Fest, duke i dhënë gjallëri qytetit.