Nder dhe kënaqësi të takohem me z. Kazuki Ito, Kryetarin e qytetit Yamaguchi të Japonisë 🇯🇵🇽🇰
Së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Japoni, z. Sabri Kiçmari, kemi vazhduar me aktivitetin e radhës ku pata kënaqësinë të takoj Kryetarin e Qytetit të Yamaguchi-t, z. Kazuki Ito, në një pritje të ngrohtë e miqësore, ku në theks ishte krijimi i urave të bashkëpunimit ndërmjet qyteteve tona.
Yamaguchi është një qytet i njohur në Japoni për cilësinë e lartë të arsimit dhe traditën universitare, zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe agroturizmin, menaxhimin me mjedisin si dhe organizimin e festivaleve kulturore tradicionale që ruajnë trashëgiminë japoneze.
Gjatë takimit diskutuam për bashkëpunim të ndërsjellë në fushat e arsimit, kulturës dhe agroturizmit, me theks të veçantë në krijimin e partneriteteve mes shkollave, projekteve rinore dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore.
Si shenjë mirënjohjeje dhe respekti të ndërsjellë, këmbyem dhurata simbolike. Një nga dhuratat që i dorëzuam Kryetarit zt. Ohnishi ishte një pikturë e qytetit tonë të Kamenicës, e realizuar me shumë dashuri nga Medina Ramabaja, nxënëse e klasës së IX.
Kamenica do mbetet gjithmonë e hapur për miqësi ndërkombëtare që sjellin zhvillim dhe shkëmbim të përvojave mes komuniteteve tona.
Falënderim të veçantë për Ambasadorin tonë, z. Sabri Kiçmari, për përkrahjen dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në Japoni!